Policia në qytetin brazilian të Rio de Janeiro ka vrarë me armë zjarri një turiste spanjolle 67-vjeçare.

Maria Esperanza Jimenez Ruiz, 67 vjeçe, po vizitonte lagjen Rocinja, e njohur për kriminalitetin e lartë, kur papritur makina e saj është ndalur përpara një bllokade policie. Oficeri i policisë që qëlloi ndaj turistes është vënë në pranga, bëjnë me dije autoritetet zyrtare. Lagjja Rocinha ka qenë fushë beteje e shkëmbimit të zjarrit mes grupeve rivale të drogës gjatë javëve të fundit.

Jiménez ndodhej në makinë me të vëllanë, bashkëshorten e tij dhe një guidë turistike italiane kur drejt tyre u qëllua me armë zjarri. Në një deklaratë të policisë vendase bëhet me dije se automjeti ku udhëtonte 67 vjeçarja ka carë bllokadën e policisë ndaj është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja është ende duke u hetuar për të trajtuar rrethanat e saj.

23 tetor 2017 (Shqip)