Fjalë shumë të rënda ato që Matthew Caruana Galizia – djali i Daphne, gazetarja anti-korrupsion e vrarë në Maltë, – shkruan në një postim të gjatë në “Facebook”.

“Mamaja ime u vra, sepse ishte për shtetin e së drejtës kundër atyre që duan ta shkelin. Ja ku jemi: në një vend mafioz ku mund të ndryshohet gjinia në kartën e identitetit, por bëhesh copa nëse ushtron lirinë tënde”. “Ndërsa ai, klouni Muscat fliste dje në Parlament për një gazetare që e ka demonizuar për një dekadë, një oficer policie ka shkruar në “Facebook”: ‘Secili merr atë që meriton… Kryeministri (Muscat) i ka mbushur zyrat e tij me të korruptuar, policia është e korruptuar dhe me të paaftë dhe gjykatat janë të korruptuara dhe me njerëz inkompetentë”.

Rrëfimi tragjik pas shpërthimit – “Nuk do ta harroj kurrë atë vrapim në fushat që u kthyen në ferr, kërkoja një mënyrë të hapja derën e makinës. I ulëriva dy policëve të përdornin mjetet që kishin në duar. Pashë në tokë, kishte pjesë të trupit të nënës sime kudo. E kuptova që kishin të drejtë, nuk kishte më gjë për të bërë. ‘Kush është në makinë’? më pyetën. Ime më, u përgjigja. vdi.q për shkak të paaftësisë tuaj”.

Matthew ishte i pari që mbërriti në vendngjarje pas shpërthimit të makinës me të cilën udhëtonte nëna e tij, një “Peugeot”, që në momentin e mbërritjes së tij po digjej akoma në flakë. Dëgjoi shpërthimin nga banesa e tij, e cila ndodhej pak metra distancë. Si Daphne, edhe ai është gazetar dhe është pjesë e Shoqatës së gazetarëve investigativë, që ka zbuluar skandalin e “Panama papers” dhe që i është dedikuar rrjetit maltez të hetimeve.

18 tetor 2017 (Shqip)