Të paktën 46 veta kanë vde kur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi.
Ngjarja ka ndodhur në një kompleks industrial në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.
Zjarrfikësit e kanë sjellë zjarrin nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupat e viktimave nga ndërtesa.
“Po vazhdojmë t’i evakuojmë viktimat… Janë 46 trupa”, tha shefi i policisë, Harry Kurniawan.
Një zjarrfikës tha se viktimat janë “krejtësisht të djegura”.
26 tetor 2017 (Shqip)