Valentino Talluto, një 30-vjeçar italian i akuzuar se ka infektuar me HIV 32 femra, mes të cilave shumë nga ish-partneret, është dënuar me 24 vjet burg. Ky është vendimi i marrë nga gjykatësit në Gjykatën e Romës pas një seance që zgjati më shumë se 10 orë.

Tallutos i atribuohen në total 57 episode, 32 infeksione direkte me HIV AIDS, ndërsa 25 raste të tjera fatmirësisht nuk ishin prekur për shkak të prezencës së antitrupave.

Sipas akuzës, duke nisur nga viti 2006, 30-vjeçari ka infektuar në mënyrë të qëllimshme shumë femra, duke nisur nga partneret dhe ish- partneret e tij. Këtë veprimtari i riu e kishte vazhduar me vite, duke përfshirë edhe raste me vajza minorene.

28 tetor 2017 (Shqip)