Emri i presidentit kinez Xi Jinping është përfshirë në kushtetutën e Partisë Komuniste në pushtet, duke barazuar statusin e tij me atë të Mao Ce Dunit, themeluesit të Kinës Komuniste.

Një amendament që përfshin konceptin “mendimi i Xi Jinpingut mbi socializmin me karakteristikat kineze për një epokë të re” u miratua sot në kongresin kombëtar të partisë që mbahet çdo pesë vjet në Pekin.

Amendamenti simbolizon statusin e Presidentit Xi si një nga udhëheqësit më të fuqishëm në historinë moderne të Kinës.

Të mërkurën pritet që Presidenti Xi të marrë zyrtarisht një mandat të dytë pesë vjeçar si udhëheqës i partisë.

24 tetor 2017 (Shqip)