Kina “do të bëhet gjithnjë e më e hapur” dhe barrierat e futjes së investimeve të huaja do të vijnë në ulje. Në diskutimin e hapjes së Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping, ka siguruar që “dera e Kinës ka qenë e hapur dhe do të hapet edhe më shumë”. Vazhdon ndërkohë liberalizimi i ndryshimeve dhe të taksave të interesit”. Xi Jinping ka deklaruar se do të bllokojë çdo nismë që minon lidershipin e Partisë.

Ka zgjatur 3 orë e gjysmë punimet në kongresin e Partisë Komuniste kineze, të drejtuar nga Xi Jinping. Mes ndërhyrjeve për duartrokitje, fjalimi i Xi-së zgjati më shumë se 2 orë nga ç’ishte parashikuar. Sekretari i Përgjithshëm, i cili është edhe President i Republikës Popullore, ka kujtuar sukseset e 5 viteve të fundit dhe ka shpallur ambiciet e vendit për të ndërtuar një komb të fortë “brenda vitit 2050”.

Perspektiva e KInës sipas tij, “është e shndritshme, por gjithsesi ka akoma sfida përkushtuese, – pohoi ai. – Në 5 vitet e fundit, ka kujtuar, prodhimi i brendshëm bruto është shtuar nga 54 miliard yuan, në kuotën 80.000, i barabartë me 12.11 miliardë dollarë.

18 tetor 2017 (Shqip)