Presidenti kinez Xi Jinping, ka “shpëtuar Partinë Komuniste” nga tentativa e një grushti ‘shteti’ brenda partisë, të urdhëruar nga figura të larta të Partisë Komuniste Kineze, tashmë të shkarkuar nga detyra.

Lajmi është bërë nga Liu Shiyu, shefi i “China Securities Regulatory Commission”, duke folur në një panel financiar gjatë punimeve të Kongresit të 19-të komunist. Liu, ka përfshirë mes të tjerëve edhe ish-bosë të partisë së Chongqing, Sun Zhengcai, i shkarkuar dhe i përjashtuar nga PKK-ja pak ditë më parë.

20 tetor 2017 (Shqip)