Ish-numri një i shërbimeve inteligjente amerikane, James Clapper, ka dhënë alarmin për Korenë e Veriut. Në një intervistë për CNN, ai është shprehur i shqetësuar për shpërthimin e “një lufte të mundshme botërore” dhe ka kritikuar qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, që sipas tij “rrezikon të provokojë nisjen e një lufte të paprecedentë”, duke shkaktuar një reagim të pashmangshëm nga ana e regjimit të Kim Jong-un.

Pak ditë më parë, Trump ishte kthyer të mos përjashtonte hipotezën e një konflikti me Phenianin, duke deklaruar që SHBA-të janë totalisht “të gatshme” t’i përgjigjen Koresë së Veriut. “Jemi më të përgatitur nga ç’e mendoni ju”, – siguroi ai.

Kohët e fundit, edhe CIA kishte ndërhyrë në çështjen koreano-veriore, duke pohuar që regjimi i Kim Jong-un “do të jetë në gjendje të godasë Amerikën me një raketë balistike me mbushje bërthamore në harkun e pak muajve”.

25 tetor 2017 (Shqip)