Një “luftë e mundshme mund të shpërthejë në çdo moment”. Ky është kërcënimi i OKB-së që vjen nga ambasadori i Phenianit në Pallatin e Qelqtë, Kim In Ryong. “Deri sa të mos kryhet asnjë aksion ushtarak amerikan kundër Koresë së Veriut, nuk do të përdorim armë bërthamore, – tha ai. – SHBA-të janë në rrezen tonë: nëse pushtojnë qoftë edhe një centimetër të territorit tonë të shenjtë, nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit tonë të ashpër”.

Deklarata që vijnë disa orë pasi hapjes së SHBA-ve, të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e bisedimeve direkte me Korenë e Veriut. Kështu ka konfirmuar zv.sekretari i Shtetit, John J.Sullivan, pas një takimi me homologun japonez, Shinsuke Sugiyama, në Tokio. “Në fund, nuk përjashtojmë mundësinë për të pasur një takim direkt me Phenianin”, – shpjgoi ai.

Ndërkohë, edhe pse SHBA-të nuk përjashtojnë mundësinë për bisedime direkte me vendin komunist, kanë paralajmëruar aleatët e tyre, “Japoninë dhe Korenë e Jugut, se duhet të përgatiten për më të keqen nëse diplomacia dështon”, – u shpreh Sullivan në Tokio.

17 tetor 2017 (Shqip)