SHBA-të “nuk duan luftë, por të realizojnë denuklearizimin e Koresë së Veriut”. Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, duke vizituar zonë e demilitarizuar në Panmunjon, një fshat në kufi mes dy Koreve. Shefi i Pentagonit ka ftuar liderin korean-verior Kim Jong-un “të shmangë provokimet që kërcënojnë të tjerët me një katastrofë”.

Pak metra nga kufiri me Veriun dhe nën monitorimin e ushtarëve të Phenianit, Mattis ka thënë në krah të homologut koreano-jugor Song Young-moo, se vizita në zonën e demilitarizuar sqaron “dallimet e thella mes dy Koreve”. Në fshatin Panmuenjeom është nënshkruar madje armëpushimi i vitit 1953, që i dha fund luftës së Koreve.

Ndërkohë, një stërvitje e pazakontë dhe e madhe ushtarake me ardhjen e tre aeroplanmbajtëseve dhe forcave të njësisë detare do të mbahet në nëntor në zonën Azi-Paqësor. Po ashtu, presidenti amerikan Trump po përgatitet të kryejë misionin e tij të parë në Azi, duke vizituar në gjysmën e parë të muajit që vjen Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.

27 tetor 2017 (Shqip)