Në rrethinat e qytetit Bengasi, në Libinë perëndimore, janë zbuluar trupat e pajetë të 36 personave të ekzekutuar me armë zjarri.

Trupat janë dërguar më pas në rajonin e Abyarmit, 70 km në lindje të Bengasit, një zonë e kontrolluar nga shefi ushtarak, Khalifa Haftar: bëhet fjalë për xhihadistë të mundshëm, mes të cilëve 19 janë të kombësive të huaja.

Misioni i OKB-së në Libi, ka kërkuar hapjen e një hetimi dhe komandanti Haftar ka njoftuar nisjen e tij.

29 tetor 2017 (Shqip)