Duhet t’i dërgojmë botës një mesazh: të refuzojmë politikën e ndarjes dhe të frikës, kush fiton zgjedhjet, duke ndarë njerëzit nuk mund të qeverisë dhe drejtojë vendin”.

Kështu është shprehur Barack Obama, duke i lëshuar një paralajmërim indirekt administratës së Trump dhe duke mbështetur kandidatët demokratë për postin e guvernatorit në Nju Xhersi e Virxhinia. “Në lojë është demokracia”, – shtoi ish-presidenti i SHBA-ve.

Fjalët e Obamës vijnë pak orë pas sulmit, gjithnjë indirekt të ish-presidentit republikan George Ë. Bush ndaj shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë. Një “rastësi” kurioze, që thyen traditën në bazë të të cilës ish-presidentët nuk flasin mbi politikën e momentit.

Në Neëark, qyteti më i madh i Nju Xhersit, Obama zbriti në terren në mbështetje të Phil Murphy, si guvernator i ardhshëm i shtetit. “Shumë nga gjërat që shohim sot, mendonim se i kishim zgjidhur. Është sikur jemi kthyer 50 vjet më parë. Jemi në shekullin e 21-të, jo në të 19-in”, – tha Obama, duke iu referuar tensioneve raciale.

20 tetor 2017 (Shqip)