Një poet në rajonin jugor të Krasnodarit në Rusi, është duke u hetuar në atë që mendohet të jetë rasti i parë penal i hapur nga policia ruse nën akuzat për fyerjen e ateistëve.

Hetimi për Maksim Drozdov, bazohet në ligjin që kriminalizon “fyerjen e ndjenjave fetare të besimtarëve” dhe zakonisht përdoret për të mbrojtur Kishën Ortodokse Ruse dhe pasuesit e saj të fuqishëm të cilët janë të lidhur me politikën.

I nënshkruar në vitin 2013, legjislacioni ilustron atë që shumë e konsiderojnë si një ndryshim konservator ndaj vlerave “tradicionale” në mandatin e tretë të presidentit, Vladimir Putin, si president.

Kritikët thonë se është përdorur për të shtypur lirinë e shprehjes dhe lë hapësirë për abuzim.

Rasti kundër Drozdov, u nis mbi poezinë e postuar në rrjetin social VK, në faqen e një grupi satirik të quajtur “ Patrioticheskoe Tvorchestvo”.

Vargu që identifikohet i fyes për ateistët shkruante: “Nuk ka njerëz më këqij se sa ateistët e tmerrshëm, do ta rikthejmë Inkuizicionin”.

Që kur është miratuar ligji, disa rusë janë persekutuar dhe dënuar, duke tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Raste të tjera të dënimeve, përbëjnë ndezjen e cigares me qiri të kishës apo përdorimin e ikonave fetare si brusha për pikturim.

20 tetor 2017 (Shqip)