Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy shpërndau Parlamentin katalanas. Lajmi u bë i ditur nga vetë ai gjatë një konference për shtyp, pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Ministrave. Rajoy njoftoi gjithashtu se Katalonja do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 21 dhjetor.

Ky vendim është marrë menjëherë pas aktivizimit të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, që i jep mundësi qeverisë së Madridit të marrë kontrollin e plotë të njërit prej rajoneve autonome të vendit, Katalonjës. Ndërkohë, policia katalanase nuk ka më asnjë lloj fuqie kontrolluese dhe situata do të merret nën kontroll nga autoritetet spanjolle.

27 tetor 2017 (Shqip)