Është arrestuar njeriu i dyshuar i cili qëlloi gjashtë persona me armë zjarri ditën e djeshme në Maryland dhe Delaware, duke lënë të vrarë tre prej tyre.

Ka përfunduar kështu arratia e 37-vjeçarit Radee Labeeb Prince, pasi kishte hapur zjarr kundër pesë kolegëve të tij në Edgewood, in Maryland, për t’u drejtuar më pas në Wilmington në Delaware dhe duke vijuar të qëllojë kundër një personi që dukej se e njihte. Konfirmimi vjen nga policia e Kontesë së Harfordit në Maryland.

Deri tani, FBI-ja nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e mundshme të sulmit me armë, por ka theksuar se Prince “i njihte personat që donte të eliminonte”. I dyshuari dhe viktimat punonin të gjithë bashkë ne një ndërmarrje të Emmorton Business Park Edgewood.

19 tetor 2017 (Shqip)