Pas shpalljes së pavarësisë nga ana e Katalonjës, Parlamenti i Spanjës ka aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës i cili parashikon heqjen e autonomisë së rajonit si dhe kthimin e tij në kontrollin direkt të Madridit. Kryeministri Rahoi dhe Presidenti Puxhdemont janë përplasur me deklarata, ndërsa situata ka krijuar një panoramë pasigurie mbi atë që pritet të ndodhë.

Ndërkohë, shpallja e pavarësisë nuk është njohur nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Neni i 155 të Kushtetutës parashikon vendosjen e kontrollit direkt mbi rajonin e Katalonjës, ndërsa zhvillimi ka shkaktuar një paqartësi edhe më të madhe mbi atë që mund të ndodhë.

Vendimi i Madridit zyrtar erdhi vetëm pak orë pasi parlamenti rajonal katalanas shpalli pavarësinë përmes pranimit të vullnetit të qytetarëve në referendumin e datës 1 tetor. Pas aktivizimit të nenit 155, kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoi u shpreh se të gjithë duhet të ruajnë qetësinë në një kohë kur autoritetet po përpiqen që të rikthejnë ligjshmërinë në rajonin e Katalonjës.

27 tetor 2017 (Shqip)