Presidenti katalantes Carles Puigdemont, do të shpallë zgjedhjet në Katalonjë për ditën e mërkurë të 20 dhjetorit, sipas asaj që shkruan gazeta “La Vanguardia”. Sipas një burimi të gazetës katalanase

Ndërkohë policia katalanase e “Mossos”, ka blinduar zonën e Parlamentit të Barcelonës para nisjes së sesionit, në orën 17:00, në të cilën Puigdemont duhet të njoftojë përgjigjen ndaj paralajmërimit të Madridit.

Më herët, lideri katalanas, deklaroi se kriza në Kataloni do të eskalojë nëse Spanja realizon planet për heqjen e autonomisë ndaj Katalonisë.

“Plani i qeverisë spanjolle do të krijojë një situatë edhe më të jashtëzakonshme me marrjen e autonomisë politike Katalonisë”, tha ai në letrën dërguar senatit spanjoll, i cili po përgatitet që sot të shqyrtojë zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës dhe marrjen e institucioneve, policisë dhe financave në Kataloni, në rast se ky rajon nuk heq dorë nga shpallja e pavarësisë.

26 tetor 2017 (Shqip)