Senati i Spanjës ka mbajtur një mbledhje sot paradite, në të cilën kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, u ka bërë thirrje senatorëve të aprovojnë masat për heqje të kompetencave rajonale nga Katalonja.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy tha se masa e parë e Qeverisë do të jetë shkarkimi i presidentit të Katalonjës, Carles Puigdemont.

Adresimi i tij është shoqëruar me duartrokitje, ku partia Partido Popular ka shumicën në Senat.

Rajoy ka bërë thirrje për miratimin e masave të jashtëzakonshme, sepse sipas tij nuk ka rrugë tjetër. Ai ka shtuar se situata në Katalonjë, shkel ligjet, demokracinë dhe të drejtat e të gjithëve, prandaj “edhe do të ketë pasoja”.

Kryeministri spanjoll është shprehur se këto masat janë rrugëdalje nga kriza politike që ka kapluar Spanjën.

“Katalanasit në mënyrë të patolerueshme, deklarojnë veten pronarë të Katalonjës dhe e konsiderojnë si ekskluzive një histori, kulturë dhe ndjenja që janë trashëgimia e komunitetit “, u shpreh Rahoy.

Pritet që Senati të mbështesë masat e propozuara nga kryeministri spanjoll, derisa në kryeqytetin katalanas, Parlamenti rajonal do të rifillojë debatin për të siguruar një përgjigje ndaj planeve të Qeverisë spanjolle.

Parlamenti rajonal i Katalonjës pritet gjithashtu të mbajë një mbledhje të posaçme të premten vonë, në të cilin mund të bëhet një deklarim formal i pavarësisë.

Sipas gazetës La Vanguardia, Katalonja ka paraqitur një mocion për të shpallur pavarësinë nga Spanja, edhe pse ishte e paqartë nëse kjo do të vihej në votim, thekson gazeta.

Mocioni u prezantua nga ligjvënësit e Junts pel Si , dhe CUP (Njësia e Bashkimit Popullor) të cilat së bashku kanë shumicën në kuvendin katalanas.

Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështetë Qeverinë spanjolle në çështjen me Katalonjësdhe shpresojnë se të dyja palët do të gjejnë rrugë për të zbutur situatën, përmes dialogut.

27 tetor 2017 (Shqip)