Qeveria qendrore, në rakordim me atë PSOE (Partia Socialiste Punëtore Spanjolle), ka shpallur zgjedhjet në janar në rajonin e Katalonjës, në kuadër të masave me të cilin Madridi do të fitojë përkohësisht kompetencat e qeverisjes përmes aktivizimit të nenit 155 të Kushtetutës.

Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave, do të mbahet të shtunën për të bllokuar qeverinë katalanase të Carles Puidgemont mbi nismën e tij për pavarësinë e rajonit.

Masat që do të diskutohen ditën e nesërme për të ndaluar procesin indipendentist të Katalonjës, do të aprovohen në 27 tetor në seancën pnelare të Madridit. Paketa e masave kërkon aprovimin e mazhorancës absolute të Senatit, siç parashikon neni 155 i Kushtetutës. Krerët e Senatit, do të mblidhen të shtunën për të caktuar që një komision i përbashkët prej 27 senatorësh të ardhur nga komisionet e përgjithshme të komuniteteve autonome dhe kushtetuese është autorizuar leja e nevojshme për aprovimin e Senatit.

20 tetor 2017 (Shqip)