Dy kenë vde kur dhe disa të plagosur është bilanci i një sulmi me armë dhe me kamion që ka ndodhur në Manhattanin e poshtëm. Incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.

Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar. Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.

Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë. Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediat sociale këtë të martë, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.

31 tetor2017 (Shqip)