SHBA-të janë “totalisht të gatshme” për t’iu përgjigjur kërcënimve të Koresë së Veriut. Kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë të shpërndarë nga “Fox News”, duke nënvizuar më tej “marrëdhënien e shkëlqyer” me presidentin kinez, Xi Jinping.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, është kthyer kështu të mos përjashtojë hipotezën e një konflikti me Phenianin. “Jemi më të përgatitur nga ç’mendohet”, – siguroi ai.

Ndërkohë Trump ka komentuar edhe çështjen e lajmeve të rreme në adresë të tij dhe administratës që drejton.

“46% e personave beson se rrjetet e mëdha televizive fabrikojnë histori për mua. ‘Fake news’, edhe më keq”. Trump ka shkruar në profilin e tij në “Twitter”, duke iu referuar në mënyrë indirekte një sondazhi të “Politico e Morning Consult”, një kompani që merret me kërkime. Sipas sondazhit të saj, 46% besojnë se mediat fabrikojnë histori ndaj presidentit amerikan dhe administratës së tij, ndërsa 37% nuk mendon kështu. Po ashtu, 17% janë të pavendosur sipas sondazhit.

22 tetor 2017 (Shqip)