Tronditet bota e biznesit në Arabinë Saudite, pasi ditën e djeshme janë arrestuar 11 princër, ku të paktën 4 prej tyre janë ministra dhe të tjerët ish-ministra.

Mes të arrestuarëve është edhe miliarderi i njohur princi Alwaleed bin Talal, i cili në muajin gusht vizitoi vendin tonë duke u takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin.

CNN, shkruan se arrestimi i princit do të ketë pasoja të rënda dhe tronditëse në qendrat e mëdha financiare në botë. Ai që listohet si njeriu i 45-të më i pasur në botë, mbërriti në gusht në vendin tonë me jahtin luksoz në brigjet e adriatikut. Arrestimi i tyre ka ardhur si pasojë e akuzave për korrupsion në nivele të larta.

Fushata gjithpërfshirëse e arrestimeve duket të jetë masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman.

5 nëntor 2017 (Shqip)