Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen. Kreu i qeverisë ka njoftuar vendimin e tij gjatë një vizite në Arabinë Saudite. Hariri, gjatë një deklarate për “Al Arabiya”, e filmuar nga televizionet lokale, ka akuzuar Iranin për ndërhyrje në politikën e botës arabe. Ai ka pasur kritika edhe ndaj grupit shiit Hezbolah, i cili është pjesë e qeverisë libaneze.

I emëruar kryeministër në fund të vitit 2016, ai ka drejtuar një qeveri të bashkimit kombëtar të formuar nga 30 anëtarë, mes të cilëve edhe pjesëtarë të Hezbollahut. Gjatë diskutimit të tij të dorëheqjes, Hariri ka lënë të kuptohet se ka frikë për jetën e tij dhe ka theksuar se aktualisht në Liban, ekziston e njëjta atmosferë dhe tension që ishte para vra sjes së babait të tij, Rafiq Hariri në 2005-ën.

“Jetojmë në një klimë të ngjashme me atë që ekzistonte para se të vritej babai im Rafiq al-Hariri (i ekzekutuar me një autobombë në 14 shkurt 2005). Di që ka një plan për të më ekzekutuar edhe mua”, – ka shpjeguar kryeministri, sipas shtypi arab.

4 nëntor 2017 (Shqip)