Një person ka përplasur qëllimisht me makinë një grup studentësh në jugperëndim të Francës, në Tulusë, duke lënë të plagosur rëndë 3 prej tyre.

Të tre studentët raportohet se janë me origjinë kineze. Ngjarja e rëndë u shënua jashtë ambienteve të një kolegji në periferinë e Blagnac.

Mediat franceze bëjnë me dije se autori i ngjarjes është vënë në pranga por ai nuk figuronte në lisëtn e personave të dyshuar nga forcat e sigurisë.

10 nëntor 2017 (Shqip)