Prokuroia e Audiencës Kombëtare në Madrid, Gjykata e Lartë spanjolle, i ka kërkuar gjykatësit Carmen Lamela të firmosë mandat arrestet ndërkombëtare për ish-presidentin katalanas Carles Puigdemont dhe për 4 ministra që ndodhen në Bruksel.

Ndërkohë është kërkuar burg për të gjithë anëtarët e qeverisë së akuzuar për “rebelim”. I vetmi përjashtim është bërë për ish-ministrin Santi Villa, i cili ishte dorëhequr një ditë para deklaratës së shpalljes së pavarësisë nga Spanja.

Kërkesa është burg pa afat dhe pa kusht për tetë ministra që janë paraqitur në Madrid për t’u hetuar nga akuzat kundër tyre: rebelim, keqmenaxhim ë fondeve publike.

2 nëntor 2017 (Shqip)