Konflikti mes SHBA dhe Koresë së Veriut është zhvendosur në rrafshin e ofendimeve personale mes liderëve të tyre.
Pasi lideri i Koresë së Veriut e cilësoi pak ditë më parë plakush, presidenti i SHBA, Donald Trump u drejtua rrjetit të tij të preferuar social Twitter për t’ju përgjigjur.
“Pse Kim Jong un më fyen duke më quajtur plak ku unë nuk do ta quaja kurrë i shkurtër dhe i shëndoshë. Epo mirë, u përpoqa shumë të bëhesha miku i tij dhe ndoshta ndonjë ditë do të ndodhë vërtetë”, shkruan Trump.
12 nëntor 2017 (Shqip)