Lufta mes fjalëve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve është përshkallëzuar më tepër.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut e ka përshkruar Donald Trump si “një kriminel i shëmtuar i cili duhet dënuar me vdekje nga populli korean.”

Media shtetërore e Koresë se Veriut deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump meriton dënimin me vdekje, pasi ka fyer dinjitetin e liderit të tyre Kim Jong Un dhe e ka quajtur atë një frikacak, pas anulimit të një vizite në kufirin midis dy Koreve gjatë turit 12 ditor në Azi.

Editoriali i Redaksisë së Tv shtetëror që u botua në gazetën Rodong Sinmun, vjen pasi Trump, e kishte emërtuar Kim Jong-un “të shkurtër dhe të shëndoshë”, në përgjigje të etiketimit të si “të vjetër”.

Trump iu përgjigj deklaratës me disa postime të publikuara gjatë një udhëtimi 11-ditor në Azi, ku thuhej: “Pse do të më fyente Kim Jong-un duke më quajtur “të vjetër”, kur unë kurrë nuk do ta quaja atë “të shkurtër apo të shëndoshë?. Mirë, unë po përpiqem shumë që të jem shoku i tij – dhe ndoshta një ditë do të ndodhë!” – theksoi Trump.

15 nëntor 2017 (Shqip)