Manovra të reja po zhvillohen në detin e Japonisë, ku po ndodhen tre aeroplanmbajtëse amerikane me mbushje bërthamore dhe me grupe relative të sulmit, 11 luftanije me teknologji anti-raketë Aegis, 7 njësi detare koreano-jugore.

Kjo provë force kundër Koresë së Veriut vjen në mes të vizitës së presidentit Donald Trump në Azi, i cili synon të neutralizojë kërcënimin bërthamor të Phenianit.

Manovrat e fundit në fakt janë kritikuar ashpër nga Pheniani, i cili ka theksuar këto testime ushtarake janë një sulm bërthamor në dëm të tij, duke kërcënuar si gjithnjë “një sulm atomik” për të parandaluar këtë situatë.

Mjetet e shumta ushtarake dhe trupat e nxjerra në terren, sipas Seulit, kanë si qëllim të përforcojnë kapacitetin operativ të përbashkët dhe ”reagimin e fortë për t’u mbrojtur me një forcë dominuese kundër çdo provokimi të nisur nga Pheniani në rast krize”, – thuhet në deklaratë.

11 nëntor 2017 (Shqip)