Kryeministri libanez i dorëhequr Saad Hariri siguron se është “i lirë” dhe ndodhet në Arabinë Saudite, duke shtuar se do të rikthehet shpejt në atdhe.

Për televizionin libanez Al Mustaqba, ai thotë se vendimi për të dhënë dorëheqjen ka qenë në interes të vendit të tij dhe shpjegon se e ka dhënë lajmin nga Riadi për t’u mbrojtur dhe paralajmëron se “libanezët janë në rrezik”.

Në intervistë, Hariri tha se e dha dorëhqjen për të mbrotjur Libanin nga rreziku, megjithëse nuk specifikoi se kush, apo çfarë po e kërcënonte vendin.

Babai i tij, Kryeministri Rafik Hariri u vra nga një autobombë në Bejrut në vitin 2005, megjithëse ekspertët nuk bëjnë një lidhje mes dy ngjarjeve.

Hariri nguli këmbë se ishte i lirë në Arabinë Saudite dhe se mund të lëvizte pa as më të voglën pengesë. Më 4 nëntor, kur njoftoi dorëheqjen nga Riadi, Hariri akuzoi Iranin dhe grupin shiit Hezbollah se kanë marrë kontrollin e Libanit dhe destabilizojnë rajonin, akuza që nuk i përsëri në intervistën e së dielës.

Ndërkohë, presidenti libanez, Michel Aoun ka pohuar se “liria” e Haririt është “e kufizuar” në Arabinë Saudite.

12 nëntoe 2017 (Shqip)