Mes 26 viktimave të masakrës së Teksasit janë edhe rreth 12-14 fëmijë. Lajmi bëhet i ditur nga Usa Today”, e cila citon burime të policisë. Sajti amerikan k zbuluar ndërkohë se vjehrri dhe vjehrra e vrasësit, Devin Kelley, e frekuentonin shumë kishën, por të dielën nuk ishin mes besimtarëve. Para sulmit, Kelley ishte grindur pikërisht me vjehrrën e tij. Pak kohë më parë, atij iu mohua licenca për mbajtjen e armëve.

Ndërkohë, nga 20 persona të mbetur të plagosur, dhjetë janë akoma në gjendje të rëndë. Sipas hetuesve, arsyeja e masakrës në kishën e Teksasit, nuk është e natyrës terro riste, fetare apo raciale, por ka lidhje “me probleme familjare”. Para se të kryente masakrën, “killeri” kishte shfaqur zemërimin e tij ndaj vjehrrës, duke i dërguar sms kërcënuese.

Për Kelley-n ka folur edhe një ish-shok i klasës, i cili ka thënë se “ishte ateist dhe tallej me ata që besonin në Zot”.

Patrick Boyce kishte frekuentuar me Kelley-n liceun “New Braunfels” dhe gazetarëve u ka treguar: “Ka qenë ateisti i parë që unë kam takuar ndonjëherë. Kisha një apo dy fëmijë, një jetë mjaft normale, edhe pse kohët e fundit dukej në depresion”.

Ndërkohë, televizioni Cbs ka zbuluar se autori, pasi kishte kryer masakrën, ka vde kur pas plagëve të marra nga goditjet me armën e zjarrit që qëlloi vetë., Kelley është ndjekur nga dy persona, ndërsa ishte duke u larguar nga kisha pas sulmit në kishë. “Ka pasur një përleshje zjarri mes dy personave dhe vrasësit, – pohon sherifi Joe Tackitt. – Pastaj makina e Kelley-y përfundoi jashtë rruge. Theksojmë se ai u qëllua me armën që zotëronte vetë”.

6 nëntor 2017 (Shqip)