Skandali i ngacmimeve seksuale ndaj grave, i cili shpërtheu në SHBA pas rastit “Ëeinstein”, duket se ka vijuar edhe në Francë.

Pas aktoreve, mjekeve, policeve dhe konsulentëve financiare, tani radhën e kanë pasur eksponente të ndryshme të Frontit Nacional.

Sipas gazetës “Le Monde”, “gra të ndryshme akuzojnë se në mënyrë të përsëritur, kanë qenë viktimë e agresioneve, ngacmimeve apo kërcënimeve nga ana e anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë”.

Drejtuesit e partisë, që drejtohet nga Marine Le Pen, nuk kanë asnjë reagim për momentin.

4 nëntor 2017 (Shqip)