Lideri i shkarkuar katalanas dhe katër anëtarët e qeverisë së tij, janë dorëzuar te autoritetet e drejtësisë në Belgjikë.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit në Bruksel, ka thënë se gjykata ka afat deri në mëngjes për të marrë vendim se si do të vazhdojë me urdhër-arrestin e lëshuar nga një gjykatë në Spanjë.

Puigdemont dhe katër bashkëpunëtorët e tij, udhëtuan për në Belgjikë, pasi qeveria qendrore e Spanjës, përkohësisht pezulloi autonominë e Katalonjës.

Puigdemont dhe katër anëtarët e qeverisë akuzohen për rebelim, shfrytëzim të fondeve publike gjatë organizimit të referendumit për pavarësi.

5 nëntor 2017 (Shqip)