Spanja “është një shtet që të frikëson”. Kështu është shprehur presidenti katalanas, Carles Puigdemont, duke folur për “fashizëm” dhe “gusht shteti kundër një qeveria të ligjshme”.

Ish-numri një i “Govern”, është shprehur më pas “i përgatitur” se mund “të përfundojë në burgjet spanjolle” nëse Belgjika do të kërkojë ekstradimin, i gatshëm për një apelim kundër Spanjës përpara gjykatave ndërkombëtare. “Europa nuk mund të mbajë një qeveri në burg ose në ekzil”, – tha ai.

Puigdemont ka denoncuar mes të tjerash keqtrajtimet në burgje të ish-bashkëpunëtorëve të tij dhe ministrave. “Spanja duhet të përgjigjet”.

Sipas ish-presidentit katalanas, ekzili i tij në Belgjikë i përgjigjet një strategjie për të “ndërkombëtarizuar maksimalisht atë që po ndodh” në Katalonjë, për një çështje që sipas gjykimit të tij, i takon “të drejtave njerëzore dhe demokracisë”. “Bëhet fjalë për administrimin sa më të mirë të mbrojtjes së të drejtave tona, jo të individëve, por të qeverisë së Katalonjës”, – nënvizoi ai.

Puigdemont ka kritikuar edhe heshtjen e BE-së mbi shkeljet e të drejtave themelore të Katalonjës, duke pohuar se ekziston një diskonsens mes interesave të qytetarëve dhe elitës”. Ai akuzoi Bashkimin Europian se është “tolerant me Spanjën”, i gatshëm “të shkelë rregullat demokratike për t shmangur pavarësinë”.

7 nëntor 2017 (Shqip)