Tubues katalanas pro shpalljes së Pavarësisë

Kryeministri spanjoll, Mariano Rahoy, thekson se zgjedhjet e dhjetorit në Katalonjë do të ndihmojnë në dhënien fund të “shkatërrimit separatist”.

Rajoy, duke folur në Katalonjë, ku ka hapur fushatën e PP-së për zgjedhjet – vizita e tij e parë pas aktivizimit të nenit 155 – ka mbrojtur linjën e tij duke pohuar se i kishte “kaluar të gjitha shkallët” pas deklaratës së njëanshme të pavarësisë së Parlamentit katalanas në tetor.

Vizita e tij në Barcelonë vjen një ditë pasi lëvizja e pavarur e Kataloniës mbajti një protestë masive në qytet, duke kërkuar lirimin e udhëheqësve të burgosur dhe njohjen e Republikës së Katalonias. Kryeministri Rajoy i bëri thirrje katalanasve që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme rajonale për të “risjellë normalitetin” pas dy muajsh paqëndrueshmëri politike.

“Ne duam që në zgjedhjet e 21 dhjetorit të ketë një pjesëmarrje masive në mënyrë që një fazë e re politike të vihet në lëvizje për të sjellë paqe, normalitet dhe bashkëjetesë, respekt për rregullat dhe gjithashtu për të sjellë rigjenerim ekonomik” tha ai.

Një ditë para vizitës së tij, qindra mijëra njerëz mbushën rrugët në qendër të qytetit të Barcelonës për të kërkuar lirimin e udhëheqësve separatistë të burgosur dhe njohjen e Republikës së Katalonias.

Të afërmit e tetë anëtarëve të qeverisë rajonale të shpërbërë dhe të të dy aktivistëve të shquar që janë në burg, kryesuan marshimin, duke mbajtur banderola me portretet e tyre.

Të burgosurit pa të drejtën me lirim me kusht përfshijnë nënkryetarin katalanas Oriol Junqueras.

Në një mesazh me video të shfaqur të dielën, udhëheqësi i rrëzuar katalanas Carles Puigdemont i tha pjesëmarrësve të tubimit pro-separatist të jenë “shumë aktiv”.

12 nëntor 2017 (Shqip)