Autoritetet e Rusisë thonë se nga rrëzimi i një aeroplani në lindjen e largët të këtij vendi, janë vrarë 6 vetë, dy pilotë dhe katër ushtarë, ndërsa ka shpëtuar një vajzë katërvjeçare.

Aksidenti ka ndodhur sot afër qytetit Nelkan, që është 1 mijë kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Khabarovsk.

Aeroplani ishte me dy motorë i tipit, L-410, prodhim i Çekisë dhe ishte pronë e kompanisë rajonale ajrore në Khabarovsk. Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit të rëndë, për të cili tashmë kanë nisur hetimet.

15 nëntor 2017 (Shqip)