Ushtria e Sirisë dhe forcat aleate e kanë marrë kontrollin e plotë në Deir al-Zor, që është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në pjesën lindore të Sirisë, nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka njoftuar mbrëmë Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

Ky grup tha se forcat siriane ende po i pastrojnë disa lagje, ku ende ka pjesëtarë të IS-it.

Fushatën për marrjen e këtij qyteti, ushtria e Sirisë e ka lansuar në muajin shtator, me mbështetje të sulmeve ajrore të Rusisë, milicitë e përkrahura nga Irani dhe grupi shiit Hezbollah nga Libani.

Prej vitit 2014, ekstremistët e IS-it e kanë pasur kontrollin në pjesën më të madhe të qytetit, me përjashtim të një hapësire, ku trupat e ushtrisë së Sirisë dhe 93 mijë civilë kishin qëndruar aty për tri vjet.

Marrja e kontrollit në këtë qytet, gjithnjë e më tepër e thekson ripërtritjen e pushtetit në pjesën lindore të Sirisë, nga presidenti, Bashar al-Assad.

3 nëntor 2017 (Shqip)