Pesë miq argjentinas u vranë gjatë sulmit të Nju Jorkut, të goditur nga furgoni i drejtuar nga Sayfullo Saipov, shtetasi nga Uzbekistani, 29 vjeç që u fut me mjet në zonën drejt Manhatanit.
Pesë viktimat ishin pjesë e një grupi miqsh dhe kishin vendosur të bënin një udhëtim në Nju Jork për të festuar 30-vjetorin e diplomimit, të marrë në Istitutin Politeknik të Rosarios, një qytet 300 km nga Buenos Airesi.
Ata quheshin: Hernan Diego Mendoza, Diego Enrique Angelini, Alejandro Damian Pagnucco, Ariel Erlij dhe Hernan Ferruchi.
I gjashti, Martin Ludovico, u plagos është shtruar në spitalin e Manhatanit, por nuk është në rrezik për jetën.
1 nëntor 2017 (Shqip)