Pas atentatit në Nju Jork, presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar një mbyllje të mundshme të emigracionit, sidomos falë lotarisë amerikane. “terro risti, – ka shpjeguar, – mbërriti në vedin tonë me të ashtuquajturën ‘lotaria amerikane’. Tashmë ato duhen dhënë në bazë të meritës, mjaft!”.

Pas sulmit, Presidenti Trump shkruajti në Tëitter “Nuk duhet të lejojmë ISIS-in të kthehet, ose të hyjë në vendin tonë, pasi po i mposhtim në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!”

Ai shtoi më pas “Sapo urdhërova Departamentin e Sigurisë Kombëtare që ta intensifikojë edhe më tej Programin për Kontroll të Hollësishëm. Nuk duhet të ruajmë korrektesën politike për një gjë të tillë”.

Presidenti Trump shkruajti gjithashtu në Tëitter se i dyshuari kishte hyrë në Amerikë me një vizë diversiteti, ose siç njihet nga shumë vetë, lotaria amerikane.

Burimet e rendit i thanë medias se i dyshuari ka qenë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2010. Hetuesit ka gjasa që po përpiqen të gjejnë vendet ku ai ka qenë para dhe pasi ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.

1 nëntor 2017 (Shqip)