Gjatë ndërhyrjes së tij në takimin e Apec-ut në Vietnam, presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Korenë e Veriut dhe ambiciet e saj bërthamore. “Nuk duhet të qëndrojmë peng të fantazisë së një diktatori të dhunshëm që kërcënon me teste bërthamore, – ka thënë Trump. – Për çdo hapqë regjimi koreano-verior bën drejt armëve të tilla, është një hap drejt një rreziku edhe më të madh”.

Në diskutimin e tij, Trump i ka ftuar të gjitha kombet e civilizuara që “të lëvizin së bashku” për të izoluar terro ristët e ekstremistët.

Ndërkohë, mësohet se nuk do të ketë asnjë takim formal mes presidentit amerikan Trump dhe atij rus, Putin, kur të dy shefat e shteteve respektove të zbarkojnë në qytetin vietnamez të Danangut, me rastin e samitit të Apec-ut.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee, e cila ka folur për një “mungesë përshtatshmërie të agjendave”.

Dy liderët mund të kenë një takim më pak formal gjatë takimit ose pak më vonë në Filipine.

10 nëntor 2017 (Shqip)