Ushtria e Zimbabvesë ka dalë nëpër rrugë në kryeqytetin Harare, duke shtuar zërat për trazira dhe puç. Por vetë ushtria e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë duke lajmëruar “ky nuk është grusht shteti ushtarak” dhe se presidenti, Robert Mugabe është i sigurt.

“Sa më shpejt që ta përfundojmë misionin tonë, ne presim që situata do të kthehet në normalitet”, ka thënë sot herët në mëngjes një zëdhënës i ushtrisë.

Kjo deklaratë u bë pasi ushtri mori kontrollin ndaj televizionit shtetëror.

Gjatë natës janë dëgjuar shpërthime dhe të shtëna në kryeqytet, ndërsa makinat ushtarake ishin vendosur rreth qytetit.

Më herët, një komandant i armatës është kërcënuar për të ndërmarrë masa dhe “për t’i qetësuar tensionet politike lidhur me pasardhësin e Mugabes, 93 vjeçar”. Partia në pushtet e ka akuzuar këtë komandant për “tradhti”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka inkurajuar shtetasit amerikanë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të “paqartësisë politike që po vazhdon”.

Ambasada britanike, po ashtu, ka tërhequr vërejtjen duke i theksuar “raportet për aktivitet të pazakonshëm ushtarak”.

15 nëntor 2017 (Shqip)