Është vetëvrarë në shtëpinë e tij Carl Sargeant, ish-ministri uellsian i përfshirë në skandalin e ngacmimeve seksuale që ka tronditur së fundmi politikën britanike. I pezulluar nga Partia Laburiste, Sargeant kishte dhënë dorëheqjen pak ditë më parë nga detyra e tij në qeveri.

Politikani laburist, 49-vjeç, menjëherë pas akuzave kundër tij kishte thënë se kërkonte një hetim të pavarur për ta lejuar të mbrohej dhe të tregonte pafajësinë e tij nga akuzat që e kishin përfshirë. Pas lajmit të vdekjes së tij, lideri kombëtar i Laburistëve, Jeremy Corbin, ka thënë se ndihet i tronditur.

7 nëntor 2017 (Shqip)