Pas konfirmimit të vizitës së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Pekin, për ruajtjen e atmosferës pozitive ka menduar homologu i tij amerikan, Donald Trump, që në një postim në Tëitter thotë se është i gatshëm të takohet me Kim, pasi mësoi se vizita e tij në Kinë “shkoi shumë mirë”.

Por Trump thotë gjithashtu se sanksionet maksimale dhe presioni mbi Korenë e Veriut do të vazhdojnë deri përpara bisedimeve të propozuara në maj.

Received message last night from XI JINPING of China that his meeting with KIM JONG UN went very well and that KIM looks forward to his meeting with me. In the meantime, and unfortunately, maximum sanctions and pressure must be maintained at all cost!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) March 28, 2018

Ai shtoi se denuklearizimi i gadishullit Korean është tashmë një opsion i realizueshëm. Komentet e Trump vijnë pasi Presidenti kinez Xi Jinping e ka njoftuar në një bisedë telefonike për ecurinë pozitive të bisedimeve me Kim gjatë vizitës së tij tre ditore në Kinë.

“Tani ka një shans të mirë që Kim Jong-un do të bëjë atë që është e drejtë për popullin e tij dhe për njerëzimin”, tha Trump, duke shtuar se Kim gjithashtu “pret takimin e tij me mua”.

Ndërkohë marrëveshja e Trump për të mbajtur një samit të pashembullt me ​​Kim, pas një ftese nga Koreja e Jugut muajin e kaluar, i habiti shumë vëzhgues, por duket se gjasat që Trump të bëhet presidenti i parë i SHBA që takon një udhëheqës të Koresë së Veriut të rriten.

28 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)