Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet jugperëndimore të Kalabrisë. Tërmeti u lokalizua në një thellësi prej 57 kilometrash dhe lëkundjet e tij u ndjenë nga popullsia.

Tërmeti u regjistrua në orën 4.50 të mëngjesit të sotëm dhe u ndje në krahinat e Catanzaro, Vibo Valentia e Reggio Calabria.

Sipas informacioneve të Departamentit të Mbrojtjes Civile nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale, por dhjetëra qytetarë kanë telefonuar policinë pasi siç dihet në këtë periudhë vendet bregdetare janë të mbushura me turistë

14 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)