Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para mbështetësve, Erdogan gjithashtu tha se shpreh keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andrew Brunson, një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm, përpara se të zgjedhin si aleat strategjik Ankaranë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit. Kjo është vetëm njëra nga çështjet për të cilën Uashingtoni dhe Ankaraja nuk pajtohen.

Më 10 gusht, Trump njoftoi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për çelik dhe alumin, që vijnë nga Turqia.

Sanksionet dhe kërcënimet me tarifa kanë çuan në kolaps valutën turke, cila vetëm më 10 gusht ka rënë për 19 për qind dhe kanë detyruar Ankaranë që të ndërmarrë hapa në shkurtimin e shpenzimeve me qëllim që të stabilizojë ekonominë e vendit.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)