Kjo e martë ka rikthyer hijet e “Çernobilit” në Ukrainë, teksa në një depo municioni pranë rajnoit Chernigov në veri të vendit, janë regjistruar deri në tre shpërthime në sekondë.

Më shumë se 10,000 njerëz u evakuan nga zona, e cila u vendos në bllokim për udhëtimet ajrore dhe tokësore. Njerëzit e evakuar janë nga një rreze sigurie që prek rreth 30 qytete. Hapësira ajrore brenda 20 km (12 milje) nga depoja u mbyll, ndërsa trafiku hekurudhor dhe rrugor s’dihet se kur do të rihapet.

Raportet e para për shpërthime të arsenalit luftarak në qytetin Ichnia erdhën në orën 03:30 të mëngjesit, teksa pesë depo ishin përfshirë nga ferri i flakëve.

View this post on Instagram

Ситуація в місті Ічня . Вибухнули склади з боєприпасами#ичня#горит#ічня

A post shared by Андрій (@borshch_1) on

Shpërthimet e fuqishme thyen dyert dhe dritaret në zonat e afërta, sipas komenteve të banorëve lokale në mediat sociale. Njerëz të tmerruar kanë postuar imazhe të qiellit natën të ndriçuar nga shpërthimet e dukshme.

Në një video në Instagram, në sfond mund të dëgjohet zhurma e frikshme dhe zjarri i ndezur. Më shumë se 60 vetë thuhet se ndodhen të shtruar në spitalet lokale, pasi kërkuan ndihmë në kushtet e asfiksisë dhe të lënduarit prej pjesë predhash.

Megjithatë, ushtria ukrainase pohon se nuk ka viktima midis trupave që ndërhyën në evakuime dhe civilëve.

Ushtria, njësitë zjarrëfikëse, ekipet e shërbimit të emergjencës, policia kombëtare dhe Garda Kombëtare janë të gjitha në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët. Ndërkohë shërbimi i Sigurisë në Ukrainë (SBU) po shqyrton sabotimin si një shpjegim të mundshëm për incidentin, por prokurorët thonë se neglizhenca e një ushtaraku mund të ketë çuar në shprthimin masiv.

Nuk është hera e parë që territori i arsenaleve të municioneve përfshihet në të tilla incidente në Ukrainë. Në mars, diçka e ngjashme ndodhi me një arsenal ushtarak në Balakleya, qyteti ku ndodhet depoja më e madh e armëve në Ukrainë dhe një nga më të mëdhatë në Evropë.

09 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)