Këtë fundjavë, do të fillojë llogaritja dimërore e kohës, që nënkupton se shigjetat e orës do të rrotullohen një orë mbrapa.

Llogaritja dimërore fillon në ora 3 në mesnatë, kur në vend të orës tre, do të jetë dy në mesnatë.

Llogaritja dimërore e kohës vazhdon deri më fundjavën e fundit në mars të vitit 2020.

Nga ana tjetër, në vitin 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e detyrueshëm të ndërrimit të orës për një orë në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Propozimi ishte aprovuar nga Parlamenti Evropian, por çdo anëtare e BE-së ka mundësi të zgjedh se a do të qëndroj llogaritja e kohës verore apo dimërore.