Festivali Europian i këngës do të zhvillohet me spektatorë këtë vit. Organizatorët e Eurovizion, siguruan lejen për të lejuar një publik prej 3500 personash, si pjesë e një eksperimenti nga qeveria holandeze.

Festivali Europian i këngës do të zhvillohet me spektatorë këtë vit. Organizatorët e Eurovizion, siguruan lejen për të lejuar një publik prej 3500 personash, si pjesë e një eksperimenti nga qeveria holandeze.

“E mirëpresim vendimin dhe mundësinë për të ftuar adhurues gjatë festivalit Eurovision në muajin maj. Do të konsiderojmë të gjitha opsionet e mundshme dhe do të njoftojnë më shumë detaje gjatë javëve në vazhdim, mbi mënyrën se si do të garantojmë sigurinë e pjesëmarrësve.”, u shpreh një prej organizatorëve, Martin Österdahl.

Njoftimi vjen pas një eksperimenti të ngjashëm që përfshiu pjesëmarrjen e 1500 personave në një festival muzikor pranë Amsterdamit në muajin mars, ndërsa 5,000 spektatore u lejuan të bënin tifo në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror të shtunën.

Megjithatë kryeministri Mark Rutte tha se shtetrrethimi kombëtar do të mbetej në fuqi dhe se kufizime të tjera do të zgjateshin me tre javë deri në fund të prillit. Eurovizioni do të zhvillohet nga datat 18 deri në 22 maj dhe organizatorët po merrnin në konsideratë 4 skenarë të mundshme që varionin nga një spektakël normal, tek performanca të regjistruara e pa audiencë live. Në edicionin e këtij viti, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.