Para pak ditësh hymë zyrtarisht në pranverë. Ditët me diell kanë gjetur vend të paktën kështu thonë parashikimet.

Edhe duke qenë se për shumëkënd pranvera është periudha më romantike e vitit, lexoni më poshtë se cilat shenja të horoskopit kanë shumë gjasa të dashurohen në muajt në vijim.

Peshorja

Këtë pranverë do ta kujtoni për një kohë të gjatë. Planet tuaja përfshijnë dashuri, pasion dhe momente sensuale. Ju keni mënyrën tuaj për ta bërë jetën të ëmbël dhe argëtuese, kështu që askush nuk mund t’ju rezistojë. Planetët ju mbështesin, veçanërisht nëse jeni beqarë.

Shigjetari

Dashuria për partnerin është aq e fortë dhe intensive sa është e sigurt që këtë sezon do të hidhni hapin e radhës në marrëdhënien tuaj (nëse nuk e keni planifikuar tashmë). Edhe nëse nuk jeni ende në një lidhje, përgatituni për takime argëtuese dhe aventura të papritura plot kënaqësi.

Peshqit

Në muajt e ardhshëm do të jetoni aventura pasionante njëra pas tjetrës. Ju presin momente plot lumturi dhe dashuri. Duke qenë se nuk jeni njerëz që dëshironi të lëndoni të tjerët, jeni gjithmonë të sjellshëm dhe kjo do të vihet re nga personi “i duhur” (nëse e kuptoni se çfarë nënkuptojmë).