“Google Maps”, së fundmi ka sjellë një risi për drejtuesit e makinave, ku do t’i ndihmojë ata që të udhëtojnë në rrugë më të mira, bazuar në një listë faktorësh.

Kompania “Google”, tha se do të përfshijë edhe mundësinë e zgjedhjes së rrugëve për udhëtim ku gjenerohet emetim më i ulët i karbonit duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut dhe pjerrësitë e rrugëve.

Kjo risi e aplikacionit do të nisë së pari në SH.B.A, e më pas do të zgjerohet në tërë botën. Karakteristikë e aplikacionit është angazhimi i kompanisë për të luftuar ndryshimin e klimës.

Kur rrugët alternative janë dukshëm më të shpejta, “Google”, do të ofrojë zgjedhje dhe do t’i lejojë përdoruesit të krahasojë emetimin e karbonit.

“Google”, në pronësi të Alphabet, tha se përdor të dhëna të emetimeve bazuar në testimin e llojeve të ndryshme të makinave dhe llojeve të rrugëve, duke u mbështetur në njohuritë e Laboratorit Kombëtar të Energjisë së Rinovueshme të Qeverisë së SHBA-së (NREL).