Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar se ky është një koalicion i shumëpritur dhe se pret se do të realizohet me sukses.

“Ne do të jemi bashkë deri në fund të fushatës dhe do të realizojmë ndryshimin i cili është nevojë e domosdoshme. Me 29 tetor në Tetovë do të ndryshojë pushteti”, ka deklaruar Neziri.

Ai është shprehur se ka përzgjedhur të përkrah kandidatin Kasami ngaqë beson në profesionalizmin dhe sinqeritetin e tij për ta zhvilluar komunën e Tetovës.
“Është parti e re, është parti pa hipoteka. Bilall Kasami është person modest, i sinqertë, i drejtë dhe drejtësia është një gjë që duhet të kultivohet. Drejtësia më së miri kultivohet në institucione”, ka deklaruar Neziri i cili është shprehur i gatshëm për të ndihmuar qeverisjen e ardhshme komunale me kryetar Bilall Kasami./Sakte.net